MENU
klinika

Nga Britishairways

Nga natyra… tek aventurat në qytet!

07.07.2019 - 10:32

Ja sesi Tirana ofron më të mirën e të dy botëve!

Njëherë e një kohë emblemë e kaosit urban post-komunist, tashmë Tirana bashkëkohore e ka marrë spunton nga peizazhet fantastike që e rrethojnë. Hapësira, liria dhe sensi i aventurës karakterizojnë këtë qytet në zhvillim, dhe me një bollëk hapësirash të gjelbërta dhe arkitekturë që po fokusohet te njerëzit. Kryeqyteti shqiptar tani po bën emër si një destinacion me vlerë për eksploruesit urbanë.

…I njohur prej kohës si qendra e gravitetit të Tiranës, Sheshi Skënderbej (që mban emrin e heroit kombëtar) është shembulli i parë i rilindjes së qytetit. Ditë pa makina që organizohen çdo muaj rreth hapësirës për këmbësorë, e kanë hapur rrugën për të gjithë në shesh. Ndërkohë stola shumëngjyrësh dhe “ishuj” të vegjël bari ofrojnë pak pushim për ata që dashurojnë ecjen, ndërsa është dhe një pikëtakim për patinatorët dhe “skaters”.

Tirana bashkëkohore e ka marrë drejtimin nga ajo çka e rrethon….

Ideja që Tirana po shkëputet nga e kaluara e saj komuniste, është ndoshta pak e gabuar.. Kjo, sepse qyteti ka shumë arkitektura magjepsëse si kujtesë të kapitullit të fundit që u mbyll në 1990. Por këto, janë ndërthurur me metamorfozën e Tiranës dhe me rinovimin e një qyteti, ku shumica e banorëve nuk kanë kujtesë nga periudha komuniste.

Piramida e Tiranës, një strukturë betoni monumentale e cila ishte parashikuar fillimisht si muze, është një pikëtakim popullor për aventurierët (shumë banorë tentojnë edhe të ngjiten). Ndërkohë Parku i madh i Tiranës është një kënd i madh Lojërash plot jeshillëk ku mund të provosh kajakun, apo mund të zhytesh në pishinat e shumta publike.

Parku ka brenda tij edhe restorantin Mullixhiu, një “qoshkë” e rafinuar me dekor të denjë dhe brendi druri si në zonat e fshatit. Menuja e shijshme në këtë vend me çmime të favorshme, ofron një udhëtim mes fushave dhe pyjeve pjellore të Shqipërisë. Provoni një sallatë me kunguj apo me hurma, gatime me shafran Elbasani apo jufka me djathë, origjinale nga Veriu i largët.

Energjia e parezistueshme e Tiranës lind nga e kaluara e pasur dhe dëshira për ndryshim, kështu që ndërsa pjesa rurale ju josh për ecje apo çiklizëm në zonat kodrinore, një ditë në qyte ju garanton një aventurë që nuk do t’ju zhgënjejë..

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale