MENU
klinika

Hetimet

Nga “Tahiri” te “339”,KLP pyet sot prokurorët e dosjeve “të nxehta”

12.07.2019 - 11:43

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të përmbyllë sot procesin e intervistimit të kandidatëve të SPAK. Gjatë ditës së sotme, KLP do të zhvillojë intervista me katër kandidatët e fundit.

I pari në “sitë” do të kalojë prokurori Ndini Tavani, i cili njihet për një sërë dosjesh të rëndësishme.

Pas tij, do të jenë dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, të cilët kanë hetuar dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, si dhe dy dosjet “e nxehta” të përgjimeve “339” dhe “184”.

Ndërkohë, në orën 13:00 pritet të merret në pyetje prokurori i fundit, Maksim Sota, dhe KLP do ta konsiderojë të mbyllur procesin e intervistimit.

Ata duhet të plotësojnë dy kushte kryesore për të qenë pjesë e SPAK, të kenë kaluar Vettingun, si dhe të kenë marrë pikë të mjaftueshme në procesin e pikëzimit, që lidhet me dosjet që prokurorët kanë hetuar dhe me kontributin e tyre në sistemin e drejtësisë.

Në momentin që do jenë pesë emra të konfirmuar, KLP i jep “ok” ngritjes së SPAK. Deri më tani vetëm dy kandidatë e kanë kaluar Vettingun.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin