Për të përforcuar sistemin imunitar dhe atë riprodhues, ushqimet më të mira janë boronicat e egra, susami, avokadot, fasulet e zeza, shpargujt, mollët, spinaqi, rrushi i zi dhe kastravecët.
Ato do t’ju ndihmojnë duke ju furnizuar me antioksidues, me vlera ushqyese që përforcojnë organet jetësore, duke parandaluar afshet e nxehta, reduktuar inflamacionin dhe rregulluar ekuilibrin hormonal.
Bimët dhe suplementet që kurojnë simptomat e përgjithshme.
Zinku: vret viruset, mbështet sistemin imunitar dhe ndihmon në mbrojtjen e sistemit endokrin.
Rrënjët e jamballit: ndihmojnë gjëndrat mbiveshkore dhe ruajtjen e nivelit të kortizolit dhe kortizonit në trup.
Vitamina B12 (si metilkobalamin dhe/ose adenosilkobalamin): përforcon sistemin nervor qendror.
Jodi i detit: stabilizon dhe përforcon tiroiden dhe pjesën tjetër të sistemit endokrin.
Gjethet e ullinjve: vrasin viruset, bakteret dhe kërpudhat, si dhe ndihmojnë qarkullimin e gjakut.
Spirulina (preferohet ajo e Havait): ofron mikroushqyes mjaft të rëndësishëm për sistemin endokrin.
Xhenseni: nxit gjëndrat mbiveshkore.
Bimët dhe suplementet që kurojnë sistemin riprodhues
Gjethet e hithrës: reduktojnë inflamacionin në sistemin riprodhues.
Zhardhokët e patateve të egra: ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të estrogjenit dhe progesteronit.
Murrizi: ndihmon vezoret.
Lulja e tërfilit të kuq: ndihmon në largimin e hormoneve të padobishme të akumuluara në organe.
Sherbela: pengon rritjen e qelizave anormale në qafën e mitrës.
Acidi folik: ndihmon uterusin.
• Vitaminat B-kompleks: janë të domosdoshme për sistemin riprodhues.
• Vitamina D3: stabilizon sistemin imunitar dhe atë riprodhues.