MENU
klinika

Historia e Erikut

Nuk ishte një ftohje e thjeshtë, por e kundërta

25.07.2019 - 17:01

Në vitin 2006, arkitekti Erik shkoi për të ekzaminuar një nishan që kishte në fytyrë nga një dermatolog.

Në atë kohë, atij i ishte thënë se nishani nuk ishte kanceroz dhe ai nuk mendonte asgjë më shumë.

Por disa muaj më vonë, Eriku vuri re se kishte nyje limfatike të fryrë.

“Unë vetëm mendova se ishte pjesë e një ftohjeje,” thotë ai, “kështu që prita një muaj apo më shumë, duke menduar se do të ikte vetë,” tha ai.

Ftohja u largua, por nyjet limfatike ishin ende të fryra.

Kur Eric më në fund shkoi në klinikë për ekzaminim, atij iu tha se kishte një tumor në qafë. Mjeku tha se duhet të hiqet, por ndoshta nuk ishte kanceroz.

Por në të vërtetë ishte e kundërta.

kolle ftohje-konica.al.

Eriku kishte një formë agresive të melanomas në nyjet e tij limfatike, përgjatë qafës.

Kështu Eriku bëri një operacion të dytë për të hequr të gjitha nyjet limfatike në zonën e fytit dhe të qafës. Mjekët gjithashtu rekomanduan që ai të bashkohet me një trajtim klinik për melanoma për të ndihmuar kancerin të mos përhapet më shumë.

Trajtimi klinik përfshinte kimioterapinë dhe bio-kimioterapinë intensive, e cila përfshin disa lloje të infuzioneve në ilaç në spital.

Eriku do të rrinte në spital për një javë dhe do të merrte infuzionet kimike, pastaj do të rikthehej pas 3 javësh.

Ai bëri tri raunde të këtij trajtimi, duke përjetuar një numër efektesh anësore; në mesin e tyre, humbja e flokëve nga kimioterapia, lodhja, dobësia dhe ëndrrat e këqia.

“Ishte tepër brutal,” kujton Eriku. Ndërmjet infuzioneve ai punoi aq sa mundte dhe përpiqej të mbante një jetë normale me familjen dhe miqtë e tij.

Mjekët i thanë atij se kishte një shans të fortë që melanoma të kthehej.

“Mjeku më tha të shihja pjesë të tjera të trupit tim, prandaj, sa herë që sëmuresha ose kisha dhimbjen më të vogël në trup, trembesha pasi nuk e dija nëse kjo ishte e lidhur me melanoman”, tha Eriku.

Pastaj erdhi lajmi më i mirë. Pasi mjekët përfunduan kirurgjinë e qafës, rezultatet ishin negative.

“Kjo do të thoshte se ata hoqën melanoman, e cila ishte shumë e dukshme”, tha Eriku.

Ai ka qenë pa kancer për më shumë se 10 vjet.

Eriku nuk dëshiron të ketë asnjë shans që kanceri të kthehet.

Ai përpiqet të qëndrojë larg diellit sa më shumë që të jetë e mundur dhe të shmang djegiet. Ai gjithashtu këshillon të tjerët, duke e ndarë historinë e tij. Ai tregon miqve dhe anëtarëve të familjes për të kontrolluar nishanet që duken të dyshimtë.

ilace te ftohtit-konica.al

Ironikisht, Erikut nuk i pëlqen aspak moti me diell. Ai u rrit në një vend të ftohtë, i cili ka tendencë të ketë mot të vrenjtur dhe të errët.

“Unë kurrë nuk kam shpenzuar shumë kohë në diell ndërkohë që rritesha”, thotë Eriku.

Në kohën e tij të lirë, ai ende bën aktivitete në natyrë të tilla si të laj tenis, hiking, dhe duke ecur me qenin e tij. Por ai gjithmonë siguron të veshë një kapelë.

“Tani, kam një justifikim për të mos shkuar në plazh”, thotë ai duke qeshur.