MENU
klinika

SPAK

Përjashtohen Prela e Hajdarmataj, KLP: Ja 15 kandidatët

16.07.2019 - 12:53

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përzgjedhur 15 emrat e prokurorëve, të cilët do të vijojnë garën për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas KLP, do të vijojnë më tej garën për në SPAK prokurorët Altin Dumani, Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Arben Kraja, Doloreza Musabellui, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Manjola Kajana, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Ndini Tavani, Behar Dibra, Anita Jella dhe Besnik Muçi.

Ndërkohë, KLP ka vendosur të përjashtojë nga gara disa prej emrave të njohur të sistemit të drejtësisë, siç është drejtuesja aktuale e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, si dhe ish-kreun e kësaj Prokurorie, Besnik Hajdarmataj.

Gjithashtu, janë përjashtuar edhe dy prokurorët Dritan Prençi e Vladimir Mara, të cilët njihen si prokurorët e dosjeve “të nxehta”, siç është ajo e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ajo e përgjimeve për blerjen e votave në Durrës, “339”, në të cilën është i përfshirë edhe ish-kreu i kësaj bashkie, Vangjush Dako

"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve