MENU
klinika

I rëndojnë dy akuza

Përndiqte 19-vjeçaren/ Pranga 34-vjeçarit në Prrenjas

27.07.2019 - 09:56

Policia ka vënë në pranga një shtetas 34-vjecar, pasi akuzohet se i është bërë makth një vajze 19-vjeçare duke e përndjekur vazhdimisht.

Sipas policisë në pranga u vu shtetasi R.H., 34 vjeç, banues në Prrenjas.

“Ai akuzohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 19 vjeçare”– njofton policia.

Njoftimi i plotë:

”Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasin :

• R.H., 34 vjeç, banues në Prrenjas, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 19 vjeçare.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Dhunim i banesës” dhe “Përndjekja”, thuhet në njoftim.