MENU
klinika

Kulmi i përplasjeve politike

‘Plaga mbetet e hapur’, Rama mbledh ministrat e kabinetit

24.07.2019 - 15:30

Një ditë pas Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ashtu si në çdo fund sezoni kryeministri Edi Rama mblodhi sot në një takim edhe ministrat e kabinetit.

Rama mblodhi sot në ambjentet e Pallatit të Brigadave, ministra e zv/ministra të kabinetit qeveritar, takim të cilin Rama duket e ka kthyer në traditë në prag të pushimeve verore.

Të pranishëm në këtë takim ishin gjithashtu edhe kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla si edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Rama kaloi në skanër procesin zgjedhor të 30 qershorit, që sipas tij arriti kulmin e përplasjeve politike në vend.

Edhe pse zgjedhjet kaluan paqësisht, Rama tha se plaga mbetet ende e hapur.

Një urdhër Rama ua drejtoi deputetëve. Të gjithë të zbresin në bazë e të komunikojnë me njerëzit.

Në të kundërtën tha se nuk do jenë pjesë e planeve të PS për 2021, duke shprehur kështu vendosmërinë për të çuar deri në fund mandatin e tij qeverisës.