Pas një periudhe të gjatë nxehtësie tashmë ‘kokëfortësia’ ka kaluar tek moti relativisht i paqëndrueshëm madje duke shkaktuar jo pak dëme si në vendin tonë ashtu dhe kontinentin europian.
Dita e sotme pritet të jetë kryesisht me diell por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave të cilat në relievet e larta malore shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formë shtrëngatash.
Temperaturat do të ulen me të paktën 2°C, në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 14°C minimumi deri në 31°C maksimumi.
Orët e para të së dielës, reshjet në disa zona fitojnë intensitet deri mesatar në formën e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Të hënën pritet që dielli të rikthehet plotësisht në zonat bregdetare, por në Tiranë të martën pritet rikthim i reshjeve