MENU
klinika

Majlinda zbulon të vërtetën

Po Majk pse i mbylli Instagramin të birit?

01.07.2019 - 16:43

Të gjithë fëmijët e VIP-ave shqiptarë janë bërë me profile zyrtare Instagrami!

Në rastin e djalit të Majk dhe Majlindës, Roani u bë me Instagram pak kohë pas lindjes. Por fshirja e profilit të tij pak ditë më parë na bëri të mendojmë se ishte vendimi i prindërve për djalin e tyre!

U tha se sipas të gjitha gjasave, se dyshja ka rënë dakord që atij t’i mbyllin profilin në Instagram të cilin e ka pasur për më shumë se një vit.

Por e pyetur nga fansat mbi arsyen pse Roan nuk figuron më në Instagram, Majlinda ka zbuluar të vërtetën.

“Nuk ja kam mbyll, ja kanë hakuar”, ka deklaruar bukuroshja duke zbuluar se nuk bëhet fjalë për mbyllje të llogarisë.

Epo shpresojmë që t’ia rikthejnë sa më shpejt Roan-it Instagramin! 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN