MENU
klinika

Foto

Priyanka shpërthen në lot gjatë dasmës së kunatës

02.07.2019 - 15:59

Të shtunën që lamë pas çifti i njohur, Sophie Turner dhe Joe Jonas ishin shumë në qendër të vëmendjes për shkak se celebruan për herë të dytë dashurinë e tyre.

Nga ceremonia e dasmës janë bërë publike pak detaje dhe deri më tani çifti ja ka dalë të mbajë situatën nën kontroll.

Megjithatë në disa nga fotot që kanë qarkulluar së fundmi bie në sy Priyanka Chopra, e cila është fotografuar e përlotur pranë bashkëshortit të saj.

Para se të shkonin në altar ajo ka parë kunatën e saj sa bukur dukej dhe ka vendosur duart në fytyrë nga gëzimi duke shpërthyer edhe në lot.

Kjo foto ka bërë xhiron e rrjetit dhe shihet qartë se mes kunatave ka një marrëdhënie shumë të afërt.  

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN