MENU
klinika

Stresi

Problemet qe i shkakton shëndetit ngrënia e thonjve

30.07.2019 - 21:01

Ngrënie e thonjve është një ves të cilin e kanë shumë njerëz, sidomos ata që përjetojnë momente stresi.

Por studimet kanë vërtetuar se një gjë e tillë mund të ndikojë drejtpërdrejt në shëndetin tuaj.

Ngrënia e thonjve mund të shkaktojë gjendje gripi.

Më shumë se 200 viruse po lundrojnë rreth e rrotull në çdo kohë, mund të zvogëloni ndjeshëm shanset për kapjen e një virusi duke i mbajtur duart larg gojës.

Viruse që shkaktojnë gripin gjithashtu lulëzojnë në lëkurën tuaj, kështu që lani duart shpesh me sapun dhe ujë, dhe mos i hanë më thonjtë.

Ngrënia e thonjve mund të dëmtojë dhe dhëmbët dhe mishrat tuaj.

Akademia e Stomatologjisë së Përgjithshme ka zbuluar se ngrënia e thonjve mund të plasë, çajë, ose të konsumojë dhëmbët dhe gjithashtu mund të dëmtojë mishrat e tyre.

Duke ngrënë thonjtë, mund të jeni më të prirur ndaj infeksioneve

Sigurisht, kafshimi i thonjve mund të transferojë bakteret nga duart tuaja në gojë, por nëse kafshoni thonjtë deri në pikën ku ju dhëmbin atëherë rreziku është më i madh.