MENU
klinika

"Kujdes maksimal"

Protesta e opozitës, Ambasada Italiane apel të fortë qytetarëve të saj

08.07.2019 - 13:02

Teksa vetëm pak orë na ndajnë nga protesta e opozitës, ambasada italiane ka dalë me një mesazh.

Përmes një publikimi në Facebook, ambasada ndërsa njofton orarin e mbajtjes së protestës, apelon qytetarët e saj për kujdes maksimal dhe u bën thirrje të shmagin vendgrumbullimet e protestuesve.

Mesazhi i ambasadës italiane:

Sot, e hënë, më 8 korrik, duke filluar rreth orës 20.00, do të ketë një protestë politike që do të përfshijë qendrën e Tiranës, në veçanti Bulevardin Deshmoret e Kombit, pranë Kryeministrise si dhe zonen e Parlamentit.

Rekomandohet të shmangni grumbullimet dhe të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe të beni kujdes maksimal.

Gjithashtu duhet të theksohet se mund të ketë pasoja në trafik dhe në rrugët kryesore të hyrjes në qytet.