MENU
klinika

Reagimi

Protesta në Teatrin Kombëtar/ Rama i prerë: Do të ndërtohet!

24.07.2019 - 12:57

Kryeministri Edi Rama ka dale me nje qendrim te prere lidhur me situatën ne Teatrin Kombetar, e pas situates se tensionuar te protestes se artisteve, qe jane shprehur te palekundur ne mbrojtje te godines.

Me nje shenim ne Twitter, Rama ka deklaruar se “Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse”.

Postimi i Ramës:

“Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend. Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë,Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse

Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës.Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar,po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë”, shkruan kryeministri.