MENU
klinika

Publikon fotot

Protestat tek Teatri/ Veliaj: Do të bëhet! Shihni vetë e gjykoni

26.07.2019 - 13:33

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Ervin Bushati inspektuan punimet e kryera, teksa vlerësuan transformimin që ka pësuar sot një nga zonat më problematike dhe të harruara të Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj tha se ky investim dhe puna e bërë këtu është një tjetër provë konkrete se aty ku vë dorë Bashkia e Tiranës, bëhen gjëra shumë të mira për qytetarët. E duke iu referuar debatit për Teatrin Kombëtar, ai theksoi se Teatri i Ri do të bëhet, që aktorët dhe artdashësit të kenë një hapësirë dinjitoze.

Veliaj thotë se për Tiranën e së ardhmes, projektet në kryeqytet duhet të vijojnë, dhe se Pazari i ri, Parku i Liqenit, Shkolla “Kosova”, Bulevardi i Ri janë një garanci për këtë.

“Shumë mirëkuptim për Lulzim Bashën dhe Ujësjellësin Kamëz që prej hallit po futen në teatro, ku s’kanë shkelur kurrë më parë – kërcejnë nga belaja. ?? Por pse duhet fëmijët e këtij vendi të rriten në këtë karakatinë e të mos kenë të njëjtën cilësi teatri si shkolla “Kosova”, “Pazari i Ri”, apo Parku i Liqenit? Shihni vetë, e gjykoni nëse ja vlen që PD dhe seksioni i kulturës në parti duhet ta mbajnë këtë vend peng akoma!!!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Sakaq, përmes disa fotove të publikuara në Facebook, Veliaj tregon gjendjen në të cilën ndodhet godina e Teatrit Kombëtar