MENU
klinika

Leonardo e konsideron ideal

PSG pranë mbrojtësit të Barcelonës!

09.07.2019 - 21:52

Skuadra e Paris Saint Germain vijon të këmbëngulë për të sjellë në Ligue 1 mbrojtësin francez Samuel Umtiti, që luan me Barcelonën.

Lojtari ka humbur vendin e titullarit dhe me shumë gjasa do të largohet edhe pse ka një kontratë deri në vitin 2023 me ekipin katalanas.

Nga ana tjetër, PSG po kërkon një mbrojtës të ri dhe të fortë, ndaj Leonardo po këmbëngul që të sjellë në Paris 25-vjeçarin, kampion bote një vit më parë.

Sipas mediave franceze, Umtiti është lojtari i duhur për skuadrën e PSG-së, për të cilin kampionët e Francës janë gati të paguajnë 45 milionë euro.

PSG ka synuar mjaft kampionë të mëdhenj këtë verë për mbrojtjen, si Koulibaly, Varane dhe De Ligt, por asnjëri nuk ka udhëtuar për në Paris.

Samuel Umtiti luan që prej vitit 2016 me Barcelonën dhe në 97 ndeshje ka realizuar 2 gola.

Gjithsesi, duket se aventura e tij e radhës do të jetë PSG, duke u rikthyer në vendlindje (më parë ka luajtur me Lyon).