16.07.2019 - 22:08
Mbrojtësi francez Abdou Diallo ka firmosur zyrtarisht me Paris Saint-Germain pasditen e së martës.
Kampionët e francës kanë paguar 32 milionë euro për shërbimet e lojtarit të Borussia Dortmund.
Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore ditën e hënë, Diallo është zyrtarisht blerja e re e PSG, këtë e lajmëroi vetë klubi.
32 milionë euro plus 2 milionë bonuse kanë bindur Dortmund teksa Diallo do të përforcojë prapavijën e yjeve të PSG që përbëhet nga Thiago Silva, Marquinhos dhe Kimbempe.