07.07.2019 - 09:53
Kryeministri Edi Rama pas kthimit nga samiti i Poznanit në Poloni, ka zgjedhur të kalojë një fundjavë relaksuese me familjen e tij në plazh.
Shefi i qeverisë ka postuar një foto me djalin e tij të vogël Zahon pranë bregut të detit, ndërsa uron shqiptarët për një mëngjes dhe një ditë të mbarë.
Bregu i detit së fundmi nuk është frekuentuar vetëm nga qytetarët e thjeshtë, por edhe nga politikanët.
Ditën e djeshme ishte Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili publikoi foto nga plazhi.