Menjëherë pas konferencës për media mbajtur nga presidenti Meta, ka ardhur reagimi i zv.ministrit të mbrojtjes, Petro Koçi.
Gjatë fjalës së tij sot, Meta bëri publik mesazhin që sipas tij ia kishte dërguar kryeministri Rama më 18 shkurt.
Ndërkohë zv.ministri Koçi përmes një postimi në Facebook shkruan se Meta e nxori mesazhin për të shpëtuar Bashën nga shkarkim në PD.
Ja SMS E PLOTË që publikoi sot Meta
Dërguar nga Rama më 18 shkurt
Lulit i kam shkruar në fund të vitit 2017 se pas zgjedhjeve lokale nuk do jetë më kryetar partie, kurse ty po të shkruaj sot se pasi të mbarosh mandatin si president nuk do të gjesh më gjurmë LSI.
Mbase jam gabuar por më pëlqen të bëj parashikime mbi bazën e analizave të mia dhe përtej të tërave sinqerisht që më vjen keq po të mos jem gabim.