MENU
klinika

Video

Rama nxjerr mesazhin e Vrionit: Si ndërtesë, Teatri Kombëtar duhet rrëzuar!

26.07.2019 - 16:39

Kryeministri Edi Rama iu përcjellë një tjetër mesazh të gjithë atyre që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Rama publikon në “Facebook” një mesazh të shqiptarit Jusuf Vrionit, i cili në një intervistë thekson se “si ndërtesë Teatri Kombëtar duhet rrëzuar”.

Sipas kreut të qeverisë, Vrioni është një ndër shqiptarët më të sojmë e më të ditur dhe e çmonton thjesht tërë marrëzinë monumentale mbi “vlerat arkitekturore” të ngrehinës së Teatrit Kombëtar.


“Ja se sa thjeshtë e çmonton tërë marrëzinë monumentale mbi “vlerat arkitekturore” të ngrehinës së Teatrit Kombëtar, njëri ndër shqiptarët më të sojmë dhe më të ditur; shqiptari erudit që shkëlqeu salloneve mondane të Francës e të Italisë së paraluftës dhe u dergj burgjeve komuniste të pasluftës; ai që siç thoshte Gianni Agnelli “e flet italishten më mirë se unë” dhe që e bëri Kadarenë të lexohet në një frëngjishte mahnitëse për vetë francezët, i paharruari Jusuf Vrioni”, shkruan Rama.