Shqipëria dhe Kosova përmirësojnë pozicionet respektive në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.
Edhe pse nuk kanë zhvilluar ndeshje gjatë muajit korrik. Kështu, kuqezinjtë, kanë fituar dy vende, duke u ngjitur në të të 64-tin, teksa një muaj më parë ishin në vendin e 66-të. Në përmirësimin e renditjes së Shqipëria ka ndikuar rënia e Honurasit dhe Ekuadorit.
Edhe “Dardanët” përmirësuan me një pozicion renditjen (tashmë janë në vendin e 120-të) pas rrëshkitjes së Namibisë dhe Guinea-Biseau, që morën pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Sa i përket top-10-shes, vazhdon të kryesojë Belgjika, ndërsa Brazili ka zhvedosur në vendin e tretë Francën. Nuk ndryshon pozicioni i Anglisë (4), ndërsa Uruguaj (5) la lënë pas Portugalinë (6) dhe Kroacinë (7).
‘Fluturon’ në vendin e 6-të Kolumbia, ndërsa Spanja dhe Argjentina mbyllin 10-shen më të mirë.