MENU
klinika

Deklarata publike

Reperi më i famshëm i momentit pranon se është gej

02.07.2019 - 15:12

Lil Nas X sapo na tronditi dhe pranoi homoseksualitetin.

Në ditën e fundit të muajit të krenarisë LGBTQ, ai u shpreh:

“Disa prej jush e dinë tashmë, por përpara se ky muaj të përfundojë dua ta dëgjoni me vëmendje “C7osure”‘, shkruajti ai dje në Twitter, bashkë me ikonën e ylberit, që është simbolike e krenarisë LGBTQ.

Ai i referohet një kënge të publikuar në albumin e tij të parë, “7”.

Teksti i këngës thotë: “Dua dhe kam nevojë ta lëshoj veten/ Ta shfrytëzoj kohën për të qenë i lirë”.

Këto vargje, fansat po i kuptojnë tashmë si një deklaratë lirie nga barrierat e paragjykimeve.

Ky veprim nga ana e tij konsiderohet dyfish i guximshëm sepse skenat e muzikës hip hop dhe country, dy zhanret që ndërthuren tek kënga “Old Town Road”, njihen si shumë paragjykuese kur vjen fjala për komunitetin gej.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Detaji që po na vë në dyshime...

Roza Lati: Emision i ri apo dashuri e re?