MENU
klinika

"E bëj 3-4 herë më të madhe"

“S’do gjesh më gjurmë LSI”, Meta zbulon mesazhin që i dërgoi Rama

02.07.2019 - 11:54

“Nuk do gjesh më gjurmë LSI”, kështu mësohet t’i jetë drejtuar kreu i qeverisë, Rama presidentit Meta.

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar mesazhin që i ka dërguar kryeministri Edi Rama dy ditë pas protestës së opozitës së bashkuar më 16 shkurt.

Ja çfarë i shkruan në 18 shkurt kryeministri, presidentit të Republikës:

‘I kam shkruar Lulzim Bashës në fund të vitit 2017 se pas zgjedhjeve lokale nuk do jetë më kryetar partie ndërsa ty po të shkruaj sot që pasi të mbarosh mandatin si president nuk do gjesh më gjurmë LSI-je.’, u shpreh Meta.

Me tej presidenti u shpreh se Ramës i vjen keq për Lulin dhe për presidentin.

‘I vjen keq edhe për Lulin edhe për mua. Mua kur s’ më erdhi keq për gjithe historinë time për PS-në që i dhashë gjithë ditët e mia më të mira, aty ku nuk shkelte njeri….LSI-në e ngrita për t’u dhënë një mundësi të rinjve. Qëllimi im është të mos lejoj Edin që të mos lërë gjurmë Shqipërie po të thellohet’, u shpreh Presidenti Ilir Meta.