MENU
klinika

Historia e Emit

Seancat për tu nxirë, shkak i melanomës time

24.07.2019 - 18:37

Emi është gazetare.

Kohët e fundit ajo ka bërë disa artikuj rreth melanomës së saj dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm, jetesës së shëndetshme dhe informacionit të besuar shëndetësor.

Cila ishte reagimi juaj për marrjen e diagnozës me melanoma?

Unë kurrë nuk mendova se do t’i dëgjoja fjalët – “Ju keni melanoma” – forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës.

E pranoj, gjëja e parë që bëra ishte të qaja.

U deshën disa kohë, por më në fund kuptova se si grua dhe nënë, më duhej të isha e fortë.

Është jashtëzakonisht e vështirë të jesh i fortë kur ndihesh kaq i prekshëm. Diagnoza ime ishte hera e parë që u përballa me vdekshmërinë time. Mendoj se ishte hera e parë që fëmijët e mi gjithashtu.

Dermatologu e bëri diagnozën herët. Kam bërë një operacion në janar të vitit 2017, ku përfshihej një prerje me rreth 25 qepje. Shenja është shëruar, por është ende e dukshme. Është një kujtesë se zbulimi i hershëm shpëton jetën. Ndihem jashtëzakonisht me fat.

Unë gjithashtu ndihem më e shëndetshme se kurrë. Kam kontrolle të rregullta të lëkurës. Ende bëjë shumë aktivitete në natyrë si golf, tenis dhe not, me shumë krem dielli dhe shpesh një këmishë me mëngë të gjata dhe një kapelë me strehë të gjerë.

Ju keni thënë se ndoshta mund ta kishit parandaluar?

Po. E vërteta më e vështirë që kam arritur të mësojë se unë ndoshta mund të kisha parandaluar kancerin.

U rrita në një vend të nxehtë. Me temperaturën shumë të lartë në verë, ne kalonim orë të panumërta në pishinë, shumë herë pa krem dielli. Në shkollën e mesme, unë shkoja në një sallon për rreze gjatë dimrit.

E kam rrëfyer këtë histori tek dermatologu dhe ai më tha se shumë njerëz zhvillojnë kancerin e lëkurës sepse nga rrezet e dëmshme dhe zhvillojnë kancer të mushkërive për shkak të pirjes së duhanit.

Ajo gjithashtu tha se njerëzit të cilët bëjnë seanca për nxirje rreth në moshës 35 vjeç kanë 75 përqind rritje të shanseve të melanomas.

E di që kam bërë disa zgjedhje të këqija. Ato përpjekje për të marrë ngjyrë ka të ngjarë të çonin në kancer . Por, duke e ndarë këtë me fëmijët dhe të tjerët, shpresoj se rrëfimi im mund të na ndihmojë të mësojmë disa gjëra të vlefshme dhe të kemi forcën për të përqafuar parandalimin.

Çfarë mesazhi keni për ata që janë diagnostikuar me kancer të lëkurës? Dhe për lexuesit e tjerë?

Kanceri i lëkurës është forma më e zakonshme e kancerit, por është edhe më e parandalueshme. Ne mund të ndërmarrim hapa të shëndetshëm për tu siguruar që të mos zhvillojmë kancer të lëkurës. Edhe nëse bëjmë zgjedhje të dobëta në të kaluarën, vizitat e rregullta tek dermatologu mund të çojnë në zbulimin e hershëm dhe në kurim. Kjo është tepër inkurajuese.

melanoma 1
melanoma 1

A ka ndonjë gjë tjetër që dëshironi të ndani me lexuesit?

Ne duhet të rishikojmë plotësisht qasjen tonë të plotë ndaj kujdesit shëndetësor.

Si gra, ne vizitojmë sallonin e flokëve më shpesh sesa një infermiere apo mjek. I ndërrojmë ngjyrën flokut çdo gjashtë javë. Cfarë do të ndodhë nëse shkojmë tek një mjek me të njëjtën rregullsi?

Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa shëndeti ynë. Pse nuk kalojmë më shumë kohë duke mësuar rreth zgjedhjeve të shëndetshme dhe parandalimit të sëmundjes? Pse nuk është “klasa shëndetësore” aq e rëndësishme sa anglishtja apo historia?

Unë shpresoj të filloj një bisedë kombëtare rreth asaj se sa kohë i kushtojmë jetesës së shëndetshme. Nëna ime më thotë gjithmonë : “Shëndeti, është pasuria jote”.