MENU
klinika

Nga VOA

Serbët mbyllin dyqanet në Mitrovicën e Veriut

02.07.2019 - 14:16

Serbët në veriun e Kosovës mbyllen të hënën të gjitha dyqanet e ushqimeve dhe në shenjë solidarizimi, nuk kanë punuar as kafenetë, farmacitë, pikat e karburantit e madje as taksitë. Mbyllja e dyqaneve, thotë VOA, është pjesë e protestës ndaj tarifave prej 100 për qind, që qeveria e Kosovës u vuri mallrave serbe nëntorin e vitit te kaluar.

Autoritetet në Beograd dhe përfaqësues lokalë të serbëve në veri pretendojnë se tarifat dhe kontrollet e policisë së Kosovës, që ka mbyllur ndërkohë edhe rrugët alternative, kanë bërë që të mungojnë në treg mallra bazike si mielli apo prodhimet e qumështit. Ata shkojnë deri aty sa të thonë se veriu është në “prag të krizës humanitare”.

Për Prishtinën zyrtare ndërkohë, kjo është e gjitha një lojë e Beogradit. Në Kosovë nuk ka krizë humanitare, deklaroi presidenti Hashim Thaci. “Ka improvizim dhe tendenca të Serbisë për t’i paraqitur si viktimë qytetarët serbë në veri të Kosovës. Prandaj është shumë me rëndësi që e gjithë bota demokratike ta njohë realitetin dhe ta kuptojë atë. Ky pretendim i ri i Serbisë është i dështuar”, u shpreh Thaci.

Kosovë/ Konfirmohet dorëheqja e kryetarëve të komunave veriore konica.al

Disa ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte paralajmëruar përmes rrjeteve sociale se zyrtarë dhe bizesmenë serbë në veri të Mitrovicës, me pëlqimin e Beogradit, po përgatisin një plan për të paraqitur gjoja gjendjen e një katastrofe humanitare në atë pjesë të Kosovës. Haradinaj fliste për “boshatisje dyqanesh duke sqaruar se ky është plani që po përgatitet nga njerëz të caktuar në veri, për të cilin qeveria e Kosovës është e informuar”.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi