MENU
klinika

Detajet

SHBA e shpall ‘non-grata’, Dako: Nuk di asgjë!

30.07.2019 - 14:57

Gjatë ditës së sotme ‘Zëri i Amerikës’, publikoi lajmin se Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen ish-kreut të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Teksa foli për mediat, Dako tha se nuk është në dijeni të këtij vendimi.

Nuk kam asnjë koment. Nuk di asgjë për vendimin”-tha Dako në një prononcim të shkurtër për News24.

Në bazë të njoftimit të sotëm të publikuar nga Zëri i Amerikës, Vangjush Dako, bashkëshortja e tij Alba Dako, djali Xhulio Dako dhe vajza e tij Kejsi Dako nuk lejohen të hyjnë në Amerikë.