MENU
klinika

Ekonomia u rrit me 2.1 %

Shërbimet dhanë kontibutin kryesor, si performoi industria?

02.07.2019 - 17:05

Ekonomia e vendit është rritur me 2.2 për qind në 3 muajt e parë të vitit.

Sipas statistikave të publikuara nga INSTAT Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në periudhën Janar-Mars, vlerësohet me rritje prej 2,21 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2018.

Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,68 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,51 pikë përqindje, Ndërtimi me +0,43 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me + 0,36 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,33 pikë përqindje, Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit me +0,26 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,24 pikë përqindje dhe Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,20 pikë përqindje.

Ndërsa negativisht ka kontribuuar aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Uji me -0,81 pikë përqindje dhe Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me -0,54 pikë përqindje.

Taksat neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +0,48 pikë përqindje. Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 0,56 %.