Zbardhet shkresa e Kuvendit të Shqipërisë drejtuar presidentit të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.
Në letrën drejtuar Buquicchio kërkohet mendim mbi situatën në Shqipëri, duke e konsideruar të ndjeshme dhe shumë të rëndësishme për mirëfunksioninim e demokracisë në Shqipëri.
Ne letër Ruçi i drejton 8 pyetje Komisionit të Venecias lidhur me rolin e Presidentit Meta:
1. Cili është roli i Presidentit të Republikës bën regjimet parlamentare si Shqipëria, në raport me pushtetet e shtetit sa i takon proceseve zgjedhore?
2. Cilat janë detyrimet kushtetuese dhe konventore që i imponohen Presidentit të Republikës në regjimet parlamentar, siç është Shqipëria, në ushtrimin e kompetencës për caktimin e datës së zgjedhjeve?
3. A ka kufizime në ushtrimin e kësaj kompetence që rrjedhin nga e drejta demokratike e zgjedhësve për ta ushtruar këtë të drejtë sipas marrëveshjes kushtetuese, me siguri dhe parashikueshmëri?
4. Kompetenca e Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve, është një e drejtë për të vendosur ushtrimin e sovranitetit të popullit, apo një detyrim i tij për të garantuar cilësisht ushtrimin e sovranitetit popullor nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve të tij, brenda kufizimeve që sovrani ka vendosur nëpërmjet Kushtetutës së miratuar prej tij?