MENU
klinika

Vdes 1 person

Shpërthen transformatori në Tiranë-Durrës

25.07.2019 - 12:47

Në rrugën Tiranë-Durrës ka shpërthyer një transformator.

Si pasojë e shpërthimit janë plagosur 2 persona dhe ka ndërruar jetë një i tretë.

Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë për në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij shpërthimi dhe detaje lidhur me ngjarjen.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacioni nga policia

Rreth orës 12.00, në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të një objekti në rekonstruksion si pasojë e një shkëndie elektrike ka shpërthyer një transformator elektrik.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 3 punonjës e këtij objekti shtetasit GJ. S, S. Ç dhe F. Ç të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e metejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Informacioni nga OSHEE

Për shkak të punimeve të nje kompanie, në autostradë, ku dy punëtorë të kësaj firme kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OST, cka ka shkaktuar masë, ka mbetur për disa minuta i stakuar NST Kashar.
Ky defekt la pa energji bizneset përgjatë autostradës, zona e Kamzës, Vora dhe Mëzez.
Grupi i punës së avarisë së OSHEE mori masa për furnizimin menjëherë të nstacionit me linjën rezervë dhe aktualisht kanë marrë energji të gjithë zonat e lartpërmendura.
Aktualisht kemi stakuar për masë vetëm fiderin që furnizon me energji zonën pranë Coca Colës.