Është verë dhe shumica e njerëzve dëshirojnë një ditë në plazh ose pishinë, duke u ngrohur nën rrezet e diellit. Dielli ofron vitaminën D shumë të nevojshme, por shumë rreze nuk i bëjnë mirë askujt.
Dhe duke qenë shtatzënë rreziku rritet edhe më shumë. Përveç rreziqeve të kancerit të lëkurës, gratë shtatzëna kanë një numër rreziqesh të tjera që duhet të marrin në konsideratë nëse kalojnë shumë kohë në diell. Këto rreziqe përfshijnë gjithçka nga djegia më e lehtë, deri tek dehidratimi dhe tek zvogëlimi i depozitave të acidit folik.
Rreziqet e diellit
Kur jeni shtatzënë, nivelet e rritura të hormoneve që qarkullojnë nëpër trupin tuaj, bëjnë që lëkura juaj të bëhet më e ndjeshme dhe të digjet më lehtë në diell. Në fakt, qelizat tuaja që prodhojnë pigmente janë të lodhura dhe kjo bën që lëkura juaj të jetë më e ndjeshme kur ekspozohet ndaj rrezeve UV në diell.
Në vend të ngjyrës së bardhë që mund të ketë lëkura ju mund të përfundoni me njolla të shumta në lëkurë.
Banjoja e diellit gjithashtu mund të thajë lëngjet në trup duke bërë që ju të ndiheni të dehidratuara. Kjo mungesë e lëngjeve mund të shkaktojë stres të panevojshëm, gjë që mund të çojë në kontraktime para kohe. Për më tepër, kur trupi juaj është mbinxehur, temperatura juaj është rritur, gjë që mund të shkaktojë defekte në lindje.
Dhe së fundi, rrezet UV të diellit mund të shkatërrojnë acidin folik në trup, i cili redukton mundësitë për të pasur defekte gjatë lindjes. Kjo është e rrezikshme për zhvillimin neurologjik të foshnjës, sidomos gjatë 12 javëve të para të shtatzënisë.
Merrni masa paraprake në diell
Përkundër rreziqeve, shumë gra thjesht nuk mund të shmangin qëndrimin në diell. Por mos i humbni shpresat pasi nëse merrni masa paraprake do të jeni mirë.
Mos harroni se edhe në një piknik të shkoni për një orë apo më shumë, duhet të jeni të kujdesshme që të mbroni lëkurën tuaj nga dielli. Ja masat që mund të merrni:
-Përdorni kremin e diellit si mundësinë tuaj të fundit. Ekspertët këshillojnë që të vendosni krem dielli pasi të keni marrë të gjitha masat e tjera për mbrojtjen e lëkurës. Kjo përfshin vendosjen e një kapele, syzeve të diellit apo edhe veshjeve të lehta që mbrojnë lëkurën tuaj nga dielli. Pastaj aplikoni kremin si barrierën e fundit të mbrojtjes.
-Pini shumë ujë. Ju mund ta mbani trupin tuaj të freskët dhe të parandaloni mbinxehjen duke pirë shumë ujë të pastër. Kjo gjithashtu do t’ju ndihmojë të qëndroni të hidratuar. Mos harroni, nuk duhet të lejoni që temperatura e përgjithshme e trupit të rritet. Dhe mënyra më e mirë është të qëndroni të hidratuara duke pirë shumë ujë.
Shmangni diellin gjatë orëve të pikut. Nëse është e mundur, përpiquni të mos qëndroni në diell nga ora 10 deri në orën 2 të drekës. kur rrezet e diellit janë më të forta. Mbani mend, rrezet e diellit janë të rrezikshme për shëndetin e grave shtatzëna. Si rezultat, shumë mjekë nuk ju këshillojnë të shkoni në plazh. Nëse s’keni mundësi tjetër veçse të qëndroni në diell, gjeni një hije të vogël për veten dhe fëmijën tuaj duke qëndruar ndoshta nën një çadër të madhe por edhe të trashë.
-Mbuloni barkun e rritur. Është e vërtetë që shumë gra të famshme shtatzëna bëjnë foto të barkut të tyre me bikini të veshura në plazh. Por realisht zgjidhja më e mençur është një kostum që e mbulon barkun. Përveç kësaj nëse nuk doni që vija e zezë poshtë kërthizës të bëhet edhe më e errët ju duhet ta mbuloni atë.
-Zgjidhni një krem kundër diellit të përshtatshëm për ju. Efekti i rrezeve UV të diellit në lëkurën e një personi është i dokumentuar mirë. Përveç kancerit të kancerit të lëkurës, këto rreze të dëmshme gjithashtu mund të shkaktojnë pika në lëkurë dhe plakje të parakohshme. Si rezultat, kremrat janë shpesh alternativa më e mirë për të parandaluar këto rreze të dëmshme. Por, sa janë të sigurta këto kremra dielli për gratë shtatzëna? Kremrat kundër diellit bllokojnë rrezet UV pasi kanë një nga tre përbërësit – oxybenzone, oksid zinku ose dioksid titaniumi. Nga këto tre përbërës, oxybenzone është përbërësi që gratë shtatzëna duan të shmangin. Ndryshe nga oksidi i zinkut dhe dioksidi i titanit, të cilat qëndrojnë sipër lëkurës, oxybenzone absorbohet në lëkurë dhe përdoret shpesh për të ndihmuar kimikatet e tjera të absorbohen në lëkurë, dhe më pas përfundojnë në gjak.
Në fakt, Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA kryen një studim në të cilin gjetën gjurmë të oxybenzonës në 97 për qind të pjesëmarrësve. Për më tepër, gratë dhe vajzat e reja kishin përqendrimet më të larta me sa duket sepse përdorin produkte të kujdesit të lëkurës më shpesh se burrat dhe djemtë. Si pasojë, ju duhet të shmangni çdo produkt që përmban oxybenzone, veçanërisht gjatë shtatzënisë.