MENU
klinika

Masakra e Kushtetutës

“S’ka Bablok t’i shpëtojë”, Basha me emra: Të gjithë para drejtësisë!

27.07.2019 - 17:41

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, duke i konsideruar nul farsën e 30 Qershorit, e cilësoi atë një masakër të Kushtetutës, të ligjit dhe të standardeve.

“Farsa e 30 Qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës për të pushtuar pushtetin vendor, për të shkatërruar KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve, përfshi Kolegjin Zgjedhor”, tha kreu i opozitës gjatë një takimi me strukturat e PD në Përmet.

Lideri i opozitës shprehu vendosmërinë për të nxjerrë para përgjegjësisë këdo që ka dhunuar Kushtetutën dhe ligjin në 30 Qershor.

“Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, me në krye ikonat e hajdutërisë dhe paligjshmërisë si Denarbibat që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale. Burgu i pret dhe nuk ka bandit e Bablok t’i shpëtojë”, u shpreh Basha.

Kreu i opozitës tha se detyra kryesore e Partisë Demokratike është t’i përgjigjet mesazhit të 30 Qershorit, refuzimit të Edi Ramës nga 85 përqind e shqiptarëve dhe thirrjes së tyre për ndryshim.