MENU
klinika

Ankimimi i vendimit

SPAK/ Konfirmohen dy emrat e parë të SPAK

29.07.2019 - 16:12

Dy prokurorë pjesë e listës së kandidatëve për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion tashmë mund të konsiderohen në detyrë.

Arben Kraja është emri i parë që ka kaluar vettingun nga lista e 15 emrave të renditur prej KLP dhe që nuk është ankimuar në kolegjin e posaçëm të apelimit.

Prokurori i Krimeve të Rënda, Ened Nakuçi është emri i dytë për të cilin Komisioneri Publik nuk ka paraqitur ankimim të vendimit të dhënë nga KPK dhe prej datës 25 korrik ka marrë formë të prerë.

Gjithashtu ankimim nuk është paraqitur deri tani edhe për prokurorin Behar Dibra edhe ky pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe i listuar ndër 15 emrat e përzgjedhur për SPAK.

Zbardhja e vendimit për të KPK-së për Dibrën është bërë më 15 korrik dhe deri tani Komisioneri nuk ka paraqitur ankimim, por afati përfundimtar për të është 1 gushti.

Gjithashtu ankimim nuk është bërë deri tani edhe për dy prokurorët e tjerë Manjola Kajana dhe Edvin Kondili, të cilët e kaluan me sukses fazën e parë të vettingut.

Ndërkohë lista prioritare e kandidatëve për SPAK vijon të kalojë në vetting.

Të martën do të dalë para komisionit Altin Dumani drejtuesi i komanduar Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai është renditur i pari në listën e të përzgjedhurve nga KLP sipas pikëzimit.

Komisioneri Publik deri më tani ka ankimuar vetëm emrin e prokurorit të Krimeve të Rënda, Besnik Muçi.

Ligji për Prokurorinë e Posaçme parashikon që KLP të firmosë emërimet e prokurorëve pasi vendimet e vettingut për ta të kenë marrë formë të prerë. SPAK do të hetojë dosjet e korrupsionit të zyrtarëve të nivelit të lartë të zgjedhur ose të emëruar.

Lista e emrave për SPAK

  • – Konfirmohen:

1.Arben Kraja

2.Ened Nakuçi

  • – Presin afatin

1. Manjola Kajana

2. Klodian Braho

3. Edvin Kondili

  • – Ankimuar

1. Besnik Muçi

  • -Në vetting

1. Altin Dumani

2. Anton Martini

3. Elisabeta Imeraj

4. Enkelejda Millona

5. Doroleza Musabelliu

6. Ndini Tavani

7. Behar Dibra

8. Elida Kaçini

9. Anita Jella

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin