MENU
klinika

Nga Prof. Dr. Fadil Maloku

Srebrenica duhet të rëndojë në ndërgjegjën serbe!

11.07.2019 - 14:16

1. Në Srebrenicë nga çetnikët serb për një javë, (11 korrik -18 korrik 1995) janë masakruar 8372 boshnjakë (nga mosha 14-84 vjeçare) musliman të dorëzuar, të zënë peng, të zënë robër…!!!

2. Mediet dhe shumë politikan të atëhershëm botërorë me indeferencën e tyre mobilizuese për të mos intervenuar ndaj kasaphanes publike, që po manifestohej në sytë e krejt botës, muslimanëve të Bosnjes, u kushtoj hiç më pak se një gjenocid i paparë ndonjëherë… pas luftës së II botërore!

Ndërkaq, sot pas 21 vitesh përkujtimi të kësaj masakre e kasaphane publike, presidentin serb Vuçiq që vizitoi edhe fizikisht vendin e krimit që e shkaktuan bandat dhe ushtria kriminale serbe, të njejtat medie (por edhe portalet tona lokale!!!) po e viktimizojnë prokurorin e veprës!

3. Ndërgjegja e gjeneratave të reja serbe, në rast se e dëshiron një katarsis moral e social, dhe t’i kthehet perspektivave të reja integruese, duhet patjetër ta bartë me dekada të tëra hipotekën e gjenocidit (sikurse gjermanēt me Aushvicin) dhe krimit kundër njerëzimit, që e ushtroi në Srebrenicë e që më vonë e vazhdoi në Kroaci dhe Kosovë…