MENU
klinika

Zbardhet e vërteta

Sulmohet makina e gazetarit/ Policia: Zhurmë mediatike

07.07.2019 - 20:17

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar për të sqaruar dhunimin që i është bërë makinës së analistit Fatos Lubonja.

Që në nisje të njoftimit, policia e quan ngjarjen si zhurmë mediatike. Ndërsa thotë se autori 50-vjeçar theu xhamin në tentativë për t’i ikur policisë.

“Në pergjigje të zhurmës mediatike që po bëhet për dëmtimin e xhamit të automjetit të zotit F. Lubonja, Policia e Shtetit sqaron: Më datën 1 korrik 2019, shërbimet e Komisariatit Nr. 2, pas marrjes së një njoftimi, u vunë në ndjekje të një personi që po kërcënonte me mjete prerëse disa kalimtarë. Në tentativë për t’u larguar, shtetasi A.H. theu me sende të forta xhamin e një mjeti të parkuar në hyrje të pallatit ku banonte. Agjentët arrestuan 50 vjeçarin, nga Tirana”, thuhet në njoftimin e policisë.

fatos lubonja-konica.al

Policia thotë se ai vuan nga probleme mendore dhe ndaj tij bëri kallëzim për dhunë në familje edhe bashkëshortja. Ndërsa për dëmtimin e mjetit vëllai i Fatos Lubonjës.

“Për dëmtimin e mjetit bëri kallëzim shtetasi A.L, vëllai i zotit F. Lubonja, i cili deklaroi se ishte përdoruesi faktik i automjetit, se agresorin e kishte fqinj dhe se ky i fundit kishte shfaqur probleme mendore”, sqaron policia.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për ”Dhunë në familje“, “Kanosje”, “Shkatërrim prone”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtje pa leje të mjeteve prerëse, të dyshuara si armë të ftohta”.