Artistët kanë vijuar edhe sot protestën para Teatrit Kombëtar, duke kundërshtuar vendimin për shembjen e tij.
Protestës i është bashkuar edhe aktori i mirënjohur, Mehdi Malkaj, i cili i ka përcjellë një mesazh të fortë dhe domethënës kryeministrit Edi Rama. Mes të tjerash, aktori mjaft i dashur për shqiptarët është shprehur nuk varet nga gjatësia sa i zgjuar je.
Malkaj rikujtoi fjalimin e kryeministrit Edi Rama pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2013, duke u shprehur se dje topi ishte në fushën e tij, ndërsa sot është në fushën e artistëve.
“Kur ndodhi protesta isha larg dhe nuk munda te isha. Dua ti flas pak kryeministrit. I dashur Kryeministër. Në vitin e largët 2013 ju përpara PS mbajtët një fjalim të shkëlqyer me përjashtim “nga ky moment unë jam kryeshërbëtori juaj”. Kur jeni kryeshërbëtori, unë jam kryepronari. Pse na bie ne pronarëve 3 herë në ditë, para dhe pas buke.
Po ta them edhe si të njohur. Po ta them si të njohur të largët në Universitetin e Arteve ndeshja bëhet me dy takime. Deri dje ishte në fushën tënde, sot është në fushën tonë. Do gjesh belanë, nuk varet nga gjatësia ore sa i zgjuar je, se i lartë është edhe plepi, por e dhjesin sorrat”, ka thënë aktori Malkaj.