Trupi i një vajze 25 vjeçe është gjetur e mbytur në Kanionin e Holtës në Gramsh.
Trupi i saj u gjet i vdekur në dalje të kanionit.
Viktima është shtetasja me inicialet E.S.
Bëhet me dije se 3 turistë shqiptarë kanë humbur kontaktet, ndërsa një turiste 25 vjeçe ka gjetur vdekjen.
- Njoftimi paraprak i Policisë:
Personat qe kishin humbur kontaktet ne kanionet e Gramshit jane gjetur nga Policia dhe Zjarrfikesit.
Ne dalje te kanionin nje vajze rreth 25 vjece nga Lushnja eshte gjetur e pa jete si pasoje e rrembimit nga rryma e fuqishme e ujit, ndersa dy te tjeret nuk kane probleme per jeten.
Edhe personat e tjere qe u gjeten me pare nga policia nuk kane probleme per shendetin. Ne operacionin e kerkim-shpetimit eshte perfshire edhe Renea me polumbaret e saj.
Nderkohe vijon krehja e zones se kanioneve per tu siguruar qe ska persona te tjere qe mund te kene nevoje per ndihme.