Prej orëve të para të mëngjesit para Teatrit Kombëtar vijon të ketë tensione dhe disa herë përplasje.
Artistë dhe qytetarë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar janë kundër shembjes së godinës. Policia prej mëngjesit vijon të jetë aty dhe janë shënuar dhe përplasje dhe tensione mes policisë. Ndërsa në medistë artistët hynë në godinën e Teatrit.
Tensionet vijuan edhe pasdite kur i tentua të çahet kordoni policor dhe nderhyri FNSH.
Policia hedh gaz lotësjellës dhe përdoren shkopinjtë e gomës për shpërndarjen e protestuesve në sheshin para Teatrit Kombëtar.
Një skenë e pazakontë dhe e dhimbshme është shënuar teksa aktorët Gentjan Zenelaj dhe Julian Deda kanë dashur t’ju japin ujë kolegëve, por nuk janë lejuar nga kolegët.
Artistët dhe qytetarët vazhdojnë që të rezistojnë ndaj forcave policore, duke mos u tërhequr nga kauza e tyre.
Ata janë ngujuar në godinën e Teatrit Kombëtar dhe nuk ikin prej andej.
Artistët ndodhen prej kohësh në grevë urie, ndërsa tashmë ndodhen brenda godinës e nuk lejojnë askënd brenda godinës.