MENU
klinika

Video

“Teatri, lojë 200 mln euroshe”! Basha: Ja plani Rama-Veliaj-Mafia!

28.07.2019 - 10:48

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, e ka cilësuar çështjen e Teatrit Kombëtar një “lojë” 20 milionë euroshe.

Përmes një mesazhi në “facebook”, Basha shkruan se hajduti psiqik Edi Rama nuk ka asnjë interes për teatrin e ri pa kulla.

Sipas tij, afera me teatrin është për kullat e për të futur në xhep plot 200 milion euro.

Mes të tjerash, kreu i PD publikon dhe një video, sipas të cilit përshkruhet plani Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës.

“Puna e Teatrit është “loja” 200 milionë euro! Hajduti psiqik Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla.

Ndiqni më poshtë përshkrimin grafik të planit Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës për kullat 200 milionë euro, arsyeja e vetme për prishjen e Teatrit Kombëtar”, shkruan Basha.