MENU
klinika

Çfarë deklarojnë banorët?

Tërmetet ‘shkatërrojnë’ sërish Korçën, 12 shtëpi të dëmtuara

31.07.2019 - 19:24

Pas lëkundjeve të njëpasnjëshme të tërmeteve në juglindje të vendit janë publikuar edhe të dhënat e para të dëmeve në banesat e kësaj zone.

Gjatë bisedave me banorët e zonës së Qafëzezës, mësohet se është konfirmuar se deri tani rreth 12 shtëpi të dëmtuara më herët (tërmeti me 1 qershor) kanë pësuar sërish dëme.

Të dhënat e banorëve janë hedhur poshtë nga prefekti i qarkut të Korçës, i cili tha se nga tërmeti i pasdites së sotme nuk është shënuar asnjë dëm.

Banorët e Korçës dhe të zonave përreth kanë dalë në rrugë të frikësuar nga lëkundjet e forta të tërmetit, por fatmirësisht deri tani nuk është raportuar për dëme në njerëz.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit