MENU
klinika

Përplasje institucionale

Tërmeti apokaliptik “mollë sherri”, Presidenca ironizon ministren Xhaçka

31.07.2019 - 12:15

Pas letrës së dërguar nga ministrja Xhaçka drejtuar Metës, ka ardhur reagimi i presidencës.

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar ministre duke e quajtur “zëdhënësja e re” në Shqipëri e z.Tselentis.

Reagimi i Tedi Blushit

Papagajtë nuk kanë nevojë për fakte dhe as për argumente, ata vetëm përsërisin veten çdo herë. Për ata që kanë dëgjuar sot “zëdhënësen” e re në Shqipëri të z.Tselentis, po u rikujtojmë shkrimet e publikuara në mediat ndërkombëtare dhe kombëtare që i gjeni në linkun më poshtë. Ndërsa për ligjin “Për Mbrojtjen Civile” bën mirë të jetë e informuar se është dekretuar para se të përfundojë afati!