25.07.2019 - 21:23
Ndërsa krydemokrati Lulzim Basha u paraqit sot në Prokurori, ku siç u shpreh në një prononcim për mediat dhe informacion për cështjen “Toyota Yaris” më shumë se çfarë kisha dhënë për publikun e deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla duhet të ishte sot në pranga, vjen edhe reagimi i këtij të fundit.
Përmes një postimi në facebook, Balla publikon vendimin e Gjykatës së Tiranës, që dënon për shpifje me 50 mijë lekë gjobë, Lulzim Bashën
“Don Kishotit që mori në qafë Partinë Demokratike, e që sot për turp gënjeu e shpifi përsëri, kujtesë të paguajë gjobën”, shkruan Balla, bashkëngjitur vendimit të Gjykatës për kreun e opozitës.