Kryedemokrati Lulzim Basha do të merret në pyetje ditën e enjte lidhur me çështjen e ‘Toyota Yaris’.
Sipas informacioneve, për këtë hetim kanë mbërritur në Shqipëri 4 prokurorë belgë të cilët do të asitojnë në marrjen në pyetje të liderit demokrat.
Aksioni për bllokimin e sasive të eurove u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa.
Në lidhje me këtë ngjarje po kryhen hetime edhe në Belgjikë, ku pala belge ka kërkuar pak kohë më parë dëshminë e kreut të opozitës Lulzim Basha.
Katër të arrestuarit në Shqipëri janë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa të proceduar në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.