MENU
klinika

Zgjedhjet e 30 Qershorit

Vendimi i gjykatës së Durrësit, Kryemadhi: Pavlefshmëri absolute!

17.07.2019 - 19:54

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Durrësit, e cila ka vendosur që të mos pranojë mandatin e kryebashkiakes socialiste të dalë nga zgjedhjet pa garë të 30 qershorit, Valbona Sako.

Kryemadhi e cilëson pavlefshmëri absolute dhe thekson se vendimi i gjykatës tregoi se që në hapin e parë procedural e administrativ, KQZ ka shkelur kodin zgjedhor dhe ligjin.

Sipas saj, që pas këtij momenti ccdo vendim i KQZ është nul. Ajo i bën thirrje ‘Prokurores së Përkohshme të fillojë menjëherë çështjen penale për shpërdorim detyre në ngarkim të anëtarëve të KQZ’.

  • POSTIMI I KRYEMADHIT

Nul! Pavlefshmëri absolute!
Thjesht e saktë pa tambure politike. Vendimi i Gjykatës së Durrësit vetëm teknikisht tregoi se që në krye të herës, që në hapin e saj të parë procedural e administrativ, atë të regjistrimit të subjekteve zgjedhore KQZ ka shkelur hapur Kodin Zgjedhor dhe ligjin për partitë politike dhe gjithë veprimtaria e vendimmarrja e saj rezulton në shkelje të hapur të Kodit të Procedurave Administrative.
Që pas këtij momenti çdo vendim i KQZ është nul. Pavlefshmëria absolute e aktit administrativ sjell pavlefshmëri absolute të të gjithë procesit në vijim.
Gjithçka konsiderohet nul.
A mund të diskutohet tani mbi diçka që nuk ka sjellë asnjë pasojë juridike??
Nul i gjithë procesi. Zgjedhje nuk ka pasur.
E vetmja pyetje tani që mbetet të bëhet është: Kush do të mbajë përgjegjësi tani për të gjithë dëmin ekonomik, juridik, moral, të krijuar nga veprimtaria e paligjshme e KQZ?
I bëj thirrje Prokurores së Përkohshme të fillojë menjëherë çështjen penale për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të anëtarëve të KQZ.

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë

Si ndryshon qarkullimi i automjeteve

‘Dita pa makina’ në Tiranë!