MENU
klinika

Vendosin penalltitë

Buffon i ‘pavdekshëm’/ Juventus mposht Interin!

24.07.2019 - 16:47

Juventusi fiton derbin e Italisë dhe mund Interin pas 12 penalltish të goditura në total, edhe pse ishte një festival gabimesh nga pika e bardhë.

Deçiziv, padiskutim, portieri Gianluigi Buffon, që priti 3 penallti, ndërsa në anën tjetër për bardhezinjtë gaboi Rabiot dhe Bernardeschi, njëri jashtë dhe tjetri në tranversë. Te Interi, sakaq, gabuan Ranocchia, Longo dhe Borja Valero, të tre me pritje të gardianit bardhezi.

Ndeshja ishte mbyllur 1-1 në 90 minuta, teksa për Juventusit realizoi autogol De Ligt.

Por, në pjesën e dytë, erdhi barazimi me Cristiano Ronaldon, me goditje dënimi.

Të dy trajnerët, si Sarri, ashtu edhe Conte, aktivizuan disa futbollistë dhe përdorën dy formacione thuajse të ndryshme, Interi më shumë.