MENU
klinika

Bilanci i dëmeve materiale dhe njerëzore

Vërshimet në perëndim të Greqisë, autoritetet evakuojnë banorët

14.07.2019 - 18:03

Autoritetet greke kanë evakuuar dhjetëra banorë nga shtëpitë e tyre në perëndim të vendit, vetëm disa ditë pasi shtatë persona humbën jetën nga stuhitë e fuqishme që goditën pjesën veriore të Greqisë.

Stuhi të tilla ndodhin rrallë në Greqi.

Vërshimet që pasuan stuhinë e fundit kanë dëmtuar rrugët në afërsi të qyteteve Nafpaktos dhe Patra, duke bërë që një rrugë kryesore të ishte e pa qarkullueshme për disa orë.

Megjithatë, nuk raportohet se ndokush është lënduar apo është zhdukur, raporton Reuters.

“Shumë shtëpi dhe dyqane janë goditur nga vërshimet në qytetin Nafpaktos… shtëpitë, dyqanet dhe makinat janë dëmtuar”, tha një zyrtar i shërbimit të zjarrfikësve.

Shtatë persona, përfshirë këtu gjashtë turistë, humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë u lënduan të enjten, kur një stuhi e fuqishme goditi pjesën veriore të Greqisë.