27.07.2019 - 11:48
Policia italiane ka arritur të shkatërrojë një grup kriminal në fushën e vjedhjeve.
Ata kishin shtrirë aktivitetin e tyre në provincat e Milanos, Monza dhe Brianza e Varese.
Prokuroria Publike e Monzës ka lëshuar 17 urdhër-arreste për vepra të ndryshme penale që nga vjedhja e banesave, vrasja në tentativë, posedim ilegal i armëve dhe municionit etj.
Hetimet u zhvilluan për një kohë të gjatë dhe u përdorën metoda speciale, deri te përgjimet ambientale, shkruajnë mediat italiane.