MENU
klinika

Fitues i çmimit Nobel

Wole Soyinka: Zoti i luftës është muza ime!

13.07.2019 - 12:50

Disa shkrimtarë bëhen mite në të gjallë të tyre. Po a kuptojnë vallë ata vetë? Si mund ta rrëfejmë jetën e një njeriu?

Akoma më thjeshtë: si ta prezantojmë jetën e një njeriu që duket se ka pasur kaq shumë? Ajo që duket e thjeshtë në shikim të parë, është në të vërtetë një ushtrim jashtëzakonisht i komplikuar. Kur shkruante kujtimet e veta, nigeriani Wole Soyinka nuk e anashkaloi këtë problem: ai nuk kërkoi ta bënte të thjeshtë dhe të qartë atë që vështirë se mund të ishte pa u bërë imagjinare, madje as e rreme. Përkundrazi, çmimi Nobel i vitit 1986 (i quajtur ndryshe “Nobel i Zi”, ishte i pari afrikan në historinë e çmimit) duket se është kënaqur, duke nxjerrë në pah një pjesë të habitshme të këtij kompleksiteti. Në vend që ta kufizonte karrierën e tij brenda suazave të ngurta, duke miratuar, për shembull, një paragjykim kronologjik, ai zgjodhi zgjerimin e suazës. Kjo krijon njëmijë mbivendosje, para dhe pas, komente, anekdota ose profesione humaniste të besimit.

Romancieri nigerian Wole Soyinka, poet, eseist dhe kritik, ka lindur më 13 korrik 1934 në Abeokuta të Nigerisë. Në vitin 1986, u bë i pari afrikan që u laureua me Çmimin “Nobel” në Letërsi.

Soyinka është burgosur disa herë për kritikat e ashpra ndaj qeverisë. Prej vitit 1970, ai ka jetuar në mërgim. Shumë nga veprat e komedisë dhe satirës politike të Soyinkas luhen në teatrot absurde të rëndësishme të botës.

Tërheqës, fytyra e kurorëzuar nga floknaja e bardhë me tipare po aq të mjegulluara sa një re, përkulet me fatalizëm kundrejt asaj që është bërë një stërvitje e detyrueshme në vitet e fundit. “Unë nuk i festoj ditëlindjet. Për fat të keq, këtë e bëjnë të tjerët për mua, dhe edhe pse me një hije të keqe, gjithmonë më duhet të iki”, – shprehet autori. 

Soyinka njihej për vrullin letrar që në moshë të re, duke fituar disa çmime për krijimtarinë letrare në Abeokuta Grammar School, para se të vijonte studimet në Kolegjin Qeveritar në Ibadan. Pas kolegjit, në vitin 1952, u regjistrua në Kolegjin Universitar Ibadan (i cili në atë kohë ishte i lidhur me Universitetin e Londrës), ku studioi letërsi angleze, greke dhe histori perëndimore. Megjithatë, u zhvendos në Angli në vitin 1954 ku mbaroi studimet në Universitetin Leeds.

Në vitin 1960, vendi i tij, Nigeria fitoi pavarësinë, por jo demokracinë… Që prej pena e Soyinka nuk do të reshtë së denoncuari, duke parodizuar ose duke kritikuar haptazi ekseset e fuqive diktatoriale të njëpasnjëshme. Gjyqi, burgimi dhe mërgimi, do të formojnë jetën e shkrimtarit deri në rënien e diktatorit Sani Abacha në vitin 1994.

I censuruar për tekste të pahijshme, karakter revolucionar apo subversiv të prozës së tyre, për sulm ndaj vlerave fetare të kryera nga historitë e tyre, shkrimtarëve u duhet të përballen me të ashtuquajturën drejtësi një shumëllojshmëri fuqish: sociale, morale, fetare apo politike. Ballafaquar me këtë dhunë institucionale, efekti i magjishëm i gjuhës imponon leximin e teksteve dhe zbulon një fuqi tjetër, zbulon fuqinë e fjalëve.

Gjatë luftës civile në Nigeri, Soyinka apeloi në një artikull për armëpushim. Për këtë, në 1967 e akuzojnë për konspiracion me rebelët dhe u mbajt si i burgosur politik për 22 muaj deri në vitin 1969.

Soyinka ka publikuar rreth 20 vepra: drama, romane dhe poezi. Ai shkruan në gjuhën angleze dhe gjuha e tij letrare shënohet nga qëllimi dhe pasuria e madhe e fjalëve, si “Poezi nga burgu” (1969), “Klimë frike” etj.

“Nigeria është një komb me bollëk, madje në literaturë, – thotë autori, në lidhje me faktin se shumë shkrimtarë të rinj nigerianë janë në prag të famës ndërkombëtare, – ka talente të shumtë, sidomos mes të rinjve”.

Soyinka e sheh letërsinë kryesisht si një mjet, një faktor ndryshimi. “Letërsia mund të përmirësojë ndërgjegjësimin. Mund të përdorim literaturën për ta bërë qeverinë më të vetëdijshme për përgjegjësitë e saj ndaj qytetarëve të saj dhe për të reduktuar pabarazinë midis të pasurve dhe të varfërve”.

Më 25 shtator 2010, Soyinka krijoi partinë e tij, Frontin Demokratik për Federatën e Popujve (DFPF).

Ai ka kombinuar me mjeshtëri traditat perëndimore me mitin e Afrikës, legjendat, folklorin, teknikat e të kënduarit tradicional me ritmet e kohës. Wole Soyinka është një nga personalitetet e rëndësishme në mbrojtje të të drejtave të njeriut, veprimtar për vendosjen e demokracisë në Afrike dhe mbrojtës i idesë se: “Perëndimi duhet të paguajë dëmshpërblime për krimet e kryera kundër popullit të Afrikës”. Soyinka nuk i shmang asnjëherë pyetjet e ndërlikuara, po ashtu talentin e tij letrar e vuri në shërbim të lirisë dhe demokracisë në Afrikë.

Ai fshikullon, veçanërisht nëpërmjet librit të tij “Klimë frike”, kompetencat autoritare dhe të korruptuara, si dhe lëvizjet nacionaliste apo fundamentaliste të frymëzuara nga terrorizmi ose jotoleranca.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale