MENU
klinika

Transformohet totalisht

Xhensila e ‘mbyt’ me photoshop/ ‘Zhduk’ edhe kërthizen!

21.07.2019 - 18:45

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj ka publikuar nje foto në llogarinë e saj, në Instagram duke ekspozuar linjat perfekte trupore.

Kjo foto është komentuar dhe është pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj, të cilët nuk nuk i kanë kursyer komentet pozitive, por ka patur dhe nga ata të cilët e kanë kapur ‘mat’ këngëtaren.

Siç vihet re dhe në foto, Xhensila ka përdorur shumë programin e photoshopit duke e transformuar trupin e saj.

Kjo gjë dallohet edhe më mirë në faktin që ajo ka ‘zhdukur’ kërthizën e saj.

Duket se këngëtarja ishte e fokusuar në rregullimin e linjave të saj dhe aksidentalisht ka ‘fshehur’ kërthizën.

Kjo gjë nuk u ka shpëtuar fansave të cilët kanë qenë tepër të vëmendshëm dhe ja kanë vënë menjëherë në dukje këtë detaj.