MENU
klinika

Parashikimi

Zbuloni si do të jetë moti sot!

10.07.2019 - 08:11

Gadishulli i ballkanit do të ndikohet qarkullimi i masave ajrore të freskëta të paqëndrueshme me origjinë nga Europa veriore të cilat do të japin impakt në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë duke sjellë rreshje shiu me stuhi dhe rënie të temperaturave.

E Mërkurë dt 10 Korrik 2019 moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga rreshje shiu me stuhi me aktivitet kryesor në mesditë.

Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5–2,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rënie.

  • Temperaturat min dhe max:

-Zonat malore 18/27°C

-Zonat e ulëta 22/32°C

-Zonat bregdetare 24/31°C