MENU
klinika

Roger Cohen/ New York Times

Zgjedhjet në Greqi dhe një lajm i mirë për Evropën

09.07.2019 - 15:02

Nëse jeni duke kërkuar një lajm optimist për Evropën, keni Greqinë. Edhe pse ka humbur një të katërtën e ekonomisë së saj në një recesion shkatërrues, Greqia e ka kthyer faqen, demokracia e saj është e paprekur, tundimet e saj ekstremiste janë mposhtur dhe anti-amerikanizmi i saj ka vdekur.

Zgjedhjet e së dielës, fitorja e Kyriakos Mitsotakis, udhëheqësi dinamik i partisë Demokracia e Re e qendrës së djathtë, shënoi fundin e një kapitulli. Greqia rrëzoi Alexis Tsipras, kreun e majtë, që e çoi vendin në prag të shkatërrimit në 2015.

Së pari, Greqia tani është larg populizmit.

Pavarësisht papunësisë që arriti pothuajse 30 për qind, një kaosi, paketave të mëdha të shpëtimit, Greqia u stabilizua.

Mitsotakis është një ish-punëtor i McKinseyit, i arsimuar në Harvardi dhe Stanford, nga një prej familjeve më të mëdha politike të Greqisë. Për t’u zgjedhur, ai duhej të kapërcejë perceptimet se ai ishte shumë “amerikan” dhe shumë teknik.

Përmes një fushate të vështirë të ngarjes në të cilën premtoi të ulë taksat e korporatave, një transformim dixhital të ekonomisë, të tërheqë investimet dhe të sjellë efikasitet në sektorin publik, Mitsotakis i bindte grekët se ai ishte njeriu që do të sjellë qëndrueshmëri dhe rritje.

Mitsotakis do të duhet të kryejë një veprim balancues delikat për të përmbushur premtimin e tij për të nxitur rritjen dhe investimet duke ulur taksat e korporatave.

Kryeministri i ri ka hasur  sfida të tilla.

Anti-amerikanizmi grek tani ka vdekur kryesisht, varrosur nga një qeveri e majtë. Zgjedhja e Mitsotakis është në përputhje me këtë ndryshim.

Mitsotakis do të merret me Turqinë dhe qeverinë greke qipriote të përfshira në konflikte mbi naftën dhe gazin në det në Mesdheun lindor. Në maj, Departamenti i Shtetit tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” nga planet turke për të filluar shpimet në një zonë të pretenduar nga Qiproja, duke e quajtur hapin “shumë provokues” dhe duke u bërë thirrje autoriteteve turke të “ndalojnë këto operacione”.

Kryeministri i ri do të dëshirojë t’i mbajë gjërat të qeta në rajon. Ai është një njeri që beson thellë në lidhjen trans-atlantike që Presidenti Trump shpesh e ka zhvlerësuar. Turizmi ka ardhur në rritje dhe është jetik për ekonominë greke.

Është një ditë e re për Greqinë. Tani gjithçka që nevojitet për Bashkimin Evropian është një  zgjidhje për Brexit.

Roger Cohen ka qenë kolumnist i The Times që nga viti 2009. Kolonat e tij shfaqen të mërkurën dhe të shtunën. Ai u bashkua me The Times në vitin 1990 dhe ka shërbyer si korrespondent i huaj dhe redaktor i huaj.