MENU
klinika

Situata në vend

Zyrtari i DASH: Zgjidhje brenda kornizës kushtetuese

17.07.2019 - 21:45

Situata politike shqiptare vijon të shqetësojë diplomacinë amerikane.

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Euroazinë Philip Reeker gjatë një konference të Këshillit Atlantik ka deklaruar se Shqipëria duhet të përdorë institucionet e saj në mënyrë që të kalojë situatën politike në të cilën ndodhet.

Sipas zyrtarit të departamentit Amerikan të Shtetit, bojkoti nuk është ajo që shpresuam të ndodhte.

Ndaj diplomati i lartë amerikan apeloi për zgjidhjen e krizës brenda kornizës kushtetuese.

“Shqipëria duhet të përdorë institucionet e saj në mënyrë që të kalojë situatën politike në të cilën ndodhet. Bojkoti nuk është ajo që shpresuam të ndodhte. Ata duhet ta zgjidhin këtë situatë brenda kornizës kushtetuese”, ka deklaruar Reeker.

E pranishme në konferencë ka qenë edhe ambasadorja shqiptare në SHBA Floreta Faber.